Flash

Zjarri në spitalin e Durrësit, reagon policia: 5 pacientë të asfiksuar u dërguan drejt Tiranës

Lapsi.al 11 January 2020
Zjarri në spitalin e Durrësit, reagon policia: 5 pacientë të

Policia e Durrësit ka reaguar përmes një njoftimi për mediat lidhur me zjarrin që ra gjatë natës në spitalin rajonal të qytetit. Nga të dhënat e para thotë policia, dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë kabinat elektrike të spitalit. Konfirmohet gjithashtu se 5 pacientë janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Të këshilluara

5 shenjat që tregojnë se ai nuk ju tradhton

Pavarësisht nga motivi, rezulton se burrat dhe gratë tradhtojnë pak a shumë njëlloj, përkatësisht me 19% dhe 23%. Kjo sipas një studimi të Universitetit të Indi...

13:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI