Flash

Momentet e panikut, zbulohet shkaku i zjarrit në spitalin e Durrësit (VIDEO)

Lapsi.al 11 January 2020
Momentet e panikut, zbulohet shkaku i zjarrit në spitalin e Durrësit

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në spitalin rajonal të Durrësit, duke shkaktuar panik tek pacientët dhe rrëzik për jetën e tyre. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, te reparti i neurologjisë, dhe më pas është përhapur edhe në katin e dytë, të tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik.

Rreth 100 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Pas më shumë se 3 orë ndërhyrje nga forcat e Zjarrfikëses së qytetetit, Portit dhe efektivëve blu është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e zjarrit, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

5 pacientë janë dërguar në Tiranë, pasi nuk ka pasur oksigjen.

Të këshilluara

5 shenjat që tregojnë se ai nuk ju tradhton

Pavarësisht nga motivi, rezulton se burrat dhe gratë tradhtojnë pak a shumë njëlloj, përkatësisht me 19% dhe 23%. Kjo sipas një studimi të Universitetit të Indi...

13:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI