Flash

Tërmeti, konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt në Tiranë

Lapsi.al 10 January 2020
Tërmeti, konferenca e donatorëve për Shqipërinë do

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyn deklaroi se më datë 17 shkurt do të mbahet në Tiranë Konferenca e Donatorëve, në funksion të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Von der Leyn u ndal edhe tek anëtarësimi në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur se do të punohet dhe do të gjendet një rrugë për hapjen e negociatave.

“Do të punojmë për të vënë përpara procesin e zgjerimit. Do ta përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave për të dyja vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. Konferenca e donatorëve, jemi të lumtur për të pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të jetë më 17 shkurt”-tha Von der Leyen.

Risjellim në vëmendje se KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të rindërtimit të mijërave ndërtesave të shembura nga tërmeti me magnitudë 6.3 ballë.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Memaliaj

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Luftinjë në Memaliaj. Viktima ende e paidentifikuar është një burrë rrëth të 50-ave. T...

08:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI