Flash

Plas debati/ A ishte e ligjshme vrasja nga SHBA e gjeneralit Soleimani

Lapsi.al 10 January 2020
Plas debati/ A ishte e ligjshme vrasja nga SHBA e gjeneralit Soleimani

Vrasja nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar të gjeneralit iranian Qassem Soleimani ka ngjallur një debat të ashpër rreth ligjshmërisë së kësaj goditjeje nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Ajo u pasua edhe nga kundërsulme të Iranit ndaj dy bazave ushtarake në Irak.

Me një kthesë të papritur të krizës së shkaktuar nga vdekja e Soleimanit më 3 janar, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani, përmendin të njëjtin parim të ligjit ndërkombëtar, të sanksionuar në Kartën e OKB-së – të drejtën e një vendi për t’u vetëmbrojtur.

Në letra të veçanta drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kelly Craft dhe i dërguari iranian Majid Takht-Ravanchi i përshkruajnë sulmet e njëpasnjëshme si të bazuara tek parimi i “vetëmbrojtjes”, i sanksionuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara.

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft Ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft[/caption]

Por, një retorikë e tillë nuk justifikon detyrimisht përdorimin e forcës nga një vend, thotë Geoffrey S. Corn, ish-kryejurist i ushtrisë amerikane, tashmë profesor në Kolegjin Juridik të Teksasit Jugor, në Hjuston.

“Ligji ndërkombëtar kërkon që të dyja vendet, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Irani, të bënin një vlerësim të arsyeshëm, bazuar mbi informacionin që kishin në dispozicion, jo vetëm për sulmin që pati ndodhur, por edhe duke shfrytëzuar të dhënat e zbulimit për të treguar se do të ishin objektiva të një sulmi tjetër të paligjshëm që do të pasonte”, thotë zoti Corn.

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Irani ishin të justifikuara për sulmet që kryen, vazhdon të jetë temë debati edhe pasi tensionet mes dy vendeve janë ulur.

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien[/caption]

Zyrtarët amerikanë, si p.sh. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, këmbëngulin se kanë “prova të forta” për plane të Iranit për të sulmuar forcat amerikane. Por, kritikët thonë se administrata ende nuk ka argumentuar siç duhet vrasjen e Soleimanit.

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi[/caption]

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e përshkroi sulmin si “provokativ dhe joproporcional”, ndërsa po përgatitej votimi të enjten për rezolutën që e udhëzon Presidentin Trump të mos përdorë ushtrinë për t’u përballur me Iranin.

Çfarë thotë ligji ndërkombëtar për sulmet?

Ligji ndërkombëtar në këtë rast është Karta e Kombeve të Bashkuara. Sipas Nenit 51 të kësaj karte, vendet anëtare kanë të drejtën e “vetëmbrojtjes” në rastin e një “sulmi të armatosur”. Kjo terminologji është përdorur gjerësisht për të përkufizuar veprimet e ndërmarra me qëllim parandalimin e një sulmi “të afërt” të armatosur. Pasi është tejkaluar kërcënimi, përdorimi i forcës nuk mund të justifikohet. Janë edhe dy parashikime të tjera: që përdorimi i forcës të jetë i nevojshëm dhe që përmasa e forcës të jetë proporcionale me objektivin e zvogëlimit të kërcënimit, thotë zoti Corn.

Ligji ndërkombëtar bën një dallim të rëndësishëm mes “vetëmbrojtjes” dhe “kundërpërgjigjes”. Vetëmbrojtja, apo reagimi ndaj një sulmi të afërt, është e ligjshme. Por, jo kundërsulmi. “Vetëmbrojtja nuk të autorizon asnjëherë të ndërmarrësh masa ndëshkuese apo hakmarrëse”, thotë zoti Corn.

Cili është arsyetimi i Shteteve të Bashkuara?

Duke u përpjekur të arsyetojnë urdhërin e Presidentit Trump për vrasjen e Soleimanit me një sulm droni pranë aeroportit të Bagdatit, zyrtarët amerikanë kanë radhitur një seri veprimesh armiqësore të Iranit ndaj interesave amerikane. Ndër to është edhe sulmi ndaj një baze ushtarake irakiane që mori jetën e një përkthyesi të ushtrisë amerikane. Por, zyrtarët janë treguar të kujdesshëm ta paraqesin sulmin ajror si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve të ardhshme iraniane.

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Pentagoni Pentagoni[/caption]

Mbetet e paqartë se sa i afërt ishte kërcënimi nga Irani.

Pentagoni fillimisht shmangu fjalën “i afërt” në përshkrimin e kërcënimit iranian dhe u shpreh se sulmi ajror “synoi të parandalojë sulme të ardhshme iraniane”. Kur ligjvënësit demokratë dhe kritikët kërkuan argumentimin e administratës, Presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë të administratës thanë në vazhdim se kërcënimi iranian ishte “i afërt”, duke dhënë kështu shenja se këshilltarët ligjorë u kanë kërkuar politikëbërësve të japin gjykimin e tyre për afërsinë e kërcënimit iranian.

Çfarë autoriteti ka presidenti amerikan për të ushtruar forcën ushtarake?

Megjithëse Shtetet e Bashkuara përmendën të drejtën e vetëmbrojtjes për vrasjen e Soleimanit, disa studiues besojnë se presidenti ka autoritetin ligjor për të kryer veprime të tilla pa patur nevojë të mbështetet tek ligji ndërkombëtar.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep Kongresit fuqinë të shpallë luftë. Por, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, presidenti gëzon autoritet të gjerë kushtetues për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, me qëllim mbrojtjen e interesave amerikane. Ky autoritet është pranuar prej kohësh. Edhe Rezoluta për Autoritetin e Luftës e miratuar të enjten nga Dhoma e Përfaqësuesve, me një votim 224 pro dhe 194 kundër, njeh të drejtën e presidentit për të përdorur forcën gjatë “një emergjence kombëtare të shkaktuar nga një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, territoreve dhe objekteve amerikane, si dhe ndaj forcave të armatosura”.

Po argumentet iraniane?

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif[/caption]

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad, i përshkroi sulmet me raketa të Iranit ndaj dy bazave irakiane ku ndodhen edhe forcat amerikane si “masa proporcionale për vetëmbrojtje, bazuar në Nenin 51 të Kartës së OKB-së”.

“Ne nuk kërkojmë përshkallëzim apo luftë, por do ta mbrojmë veten ndaj çdo lloji agresioni”, shkruajti ai në Twitter të mërkurën.

[caption id="" align="alignnone" width="650"]Ambasadori iranian në OKB, Ravanchi Ambasadori iranian në OKB, Ravanchi[/caption]

Ravanchi, ambasadori iranian në OKB, shkruajti në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit se Irani “ushtroi të drejtën për vetëmbrojtje” nëpërmjet “reagimit të matur dhe proporcional ushtarak ndaj një baze ajrore amerikane në Irak”.

Gjuha e kthjellët ligjore është në kontrast të qartë me retorikën nxitëse të udhëheqësve iranianë, të cilët e kanë përshkruar goditjen iraniane si një “hakmarrje e ashpër” dhe një “hakmarrje e fuqishme”, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. /Zëri i Amerikës

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI