Flash

Oprah Winfrey nuk mban dot lotët pas deklaratës së Lady Gaga-s (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2020
Oprah Winfrey nuk mban dot lotët pas deklaratës së Lady Gaga-s

Gjatë intervistës së fundit me Oprah Winfrey, Lady Gaga foli gjatë për abuzimet seksuale të përsëritura që i është dashur të përjetojë gjatë adoleshencës së saj.

Ylli 33-vjeçar, ishte e ftuara e parë e Oprah-s në në "Oprah Winfrey's 2020 Vision: Your Life in Focus." Në një video të postuar nga Winfrey në llogarinë e Instagram-it, Gaga flet për kujtimet më të errëta, para qindra njerëzve që e shohin.  Gjatë intervistës, Gaga tregoi se është përdhunuar në moshën 19-vjeçare dhe aq e rënduar ishte psikologjikisht sa për një kohë të gjatë nuk çohej fare nga shtrati. Edhe gjatë fillimeve të karrierës, Gaga tregoi se mendja dhe trupi i saj ndjenin se gjendeshin në një lloj dhimbjeje të pakapërcyeshme. "Ishte kaq e tmerrshme. Mua më jepnin mjekimet e gabuara dhe atë kohë nuk bëja as terapi. Kisha frikë mos vdisja, por më duhet ta pranoj se ato 5 vite më kanë bërë atë që unë jam sot." Gaga vijoi të tregonte se pasi mori pjesë në disa seanca gjyqësore, trauma e saj doli sërish në sipërfaqe dhe për pasojë, i duhej të shtrohej në spital.

"Një pjesë e trurit tim nuk funksiononte më. Më dukej sikur trupi im shpohej gjithë kohës nga gjilpëra dhe nisa të ulëras. Isha në spital...Kaq, nuk dua më ta kujtoj këtë. S'dua ta ndjej çfarë kam ndjerë." Teksa këngëtarja fliste, moderatorja e famshme e ndiqte gjithë krenari dhe me lot në sy, e mrekulluar nga zotësia e Gaga-s për të folur për çështje si kjo.

 

Të këshilluara

Meghan Markle largohet nga Anglia

Meghan Markle është rikthyer në Kanada për tu bashkuar me djalin e saj, Archie, ndërsa bashkëshorti i saj Princ Harry po përpiqet të mbajë nën kontroll familjen...

15:40

Rita Ora suprizohet nga babai në sheshxhirim

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për të bërë xhirimet e klipit të ri, kur ka marrë një surprizë shumë e këndshme. Kjo pasi babai ...

15:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI