Flash

Ministri i Jashtëm i Francës: Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh

Lapsi.al 10 January 2020
Ministri i Jashtëm i Francës: Irani mund të ketë armë

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Kryediplomati francez e bëri deklaratën përpara një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet për shkak të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi ajror në Bagdad.

Forcat Kuds të cilat udhëhiqeshin nga Soleimani, konsiderohen terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Më pas, Irani sulmoi me raketa balistike bazat ushtarake në Irak ku ishin të strehuara forcat amerikane.

Teherani njoftoi se do të ndalojë së zbatuari kufizimet që parashihen me marrëveshjen bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në vitin 2018 se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin prej marrëveshjes dhe do të rivendosin sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja ishte e pamjaftueshme dhe duhet të ri-negociohej sepse nuk adreson programin e raketave balistike të Iranit ose përfshirjen e tij në konfliktet rajonale.

Në të njëjtën kohë, ri-vendosja e sanksioneve amerikane ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e Iranit.

BE-ja ka thënë se nuk do të “kursejë asnjë përpjekje” për të mbajtur të gjallë marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Palë në marrëveshje, krahas Iranit, janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia, Kina si dhe Bashkimit Evropian./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI