Flash

Madame Tussauds merr vendimin e papritur për princ Harry-n dhe Meghan Markle

Lapsi.al 10 January 2020
Madame Tussauds merr vendimin e papritur për princ Harry-n dhe Meghan

Muzeu Madame Tussauds në Londër njoftoi se do të heqë statujat e dyllit të dukës dhe dukeshës së Sussex-it nga këndi i veçantë i familjes mbretërore. Sigurisht që pati reagime të forta.

Vendimi i muzeut erdhi pasi Meghan Markle dhe princ Harry njoftuan se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore dhe kërkuan pavarësi financiare. “Krahas pjesës tjetër të botës, edhe ne po reagojmë ndaj lajmit befasues se duka dhe dukesha e Sussex-it do të tërhiqen nga mbretëria,” tha Steve Davies, menaxher i përgjithshëm i Madame Tussauds në Londër. “Nga sot, statujat prej dylli të Meghan-it dhe Harry-t nuk do të shfaqen më në këndin e familjes mbretërore,” shtoi Davies. Madame Tussauds tha se ata do të veçohen nga familja për të pasqyryar “rolin e ri progresiv brenda mbretërisë”. Statujat e vendosura në Madame Tussauds në Nju Jork do të largohen gjithashtu. Statujat prej dylli të dukës dhe dukeshës së Sussex-it u zbuluan vitin e kaluar dhe kushtuan nga $195,000 secila. Të shumtë qenë njerëzit që reaguan të revoltuar mbi vendimet në fjalë. “Seriozisht? Nuk kanë kaluar 24 orë. Ata janë ende mbretërorë, thjesht do të jetojnë ndryshe,” shkruhet në shumë komente online. Ndërkohë që të tjerë kanë ironizuar duke thënë se është mënyrë që Madame Tussauds të tërheqë vëmendjen pas statujes skandaloze të Nicki Minaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI