Flash

Julian Deda: SHBLSH jo vetëm për një natë spektakli

Lapsi.al 10 January 2020
Julian Deda: SHBLSH jo vetëm për një natë spektakli

Julian Deda ka rrëfyer sot se marrëdhënia me Gentian Zenelaj, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur.

I ftuar në “Rreze Dielli” ai u shpreh se ribashkimi për emisionin e fundvitit “Klanifornia” ishte i thjeshtë.

Julian Deda kujton edhe momentin kur piu kafen e parë me Gentian Zenelajn, dhe kuptoi se nuk kishte asgjë për të sqaruar.

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.” shprehet Julian Deda.

Megjithatë Jul Deda ka pohuar se rikthimi i SHBLSH nuk ishte thjesht për një natë spektakli. Ata mund të vijnë me projekte të tjera, qoftë në show humori por edhe në projekte kinematografike.

“Do kemi bashkëpunime shumë shpejt. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë sërish bashkë. Mund të jetë Klanifornia, një projekt jashtë, një film. Kam patur disa bisedime për të nisur një emision në Kosovë, por ai që më ftoi për të realizuar projektin nuk është gati.”

Por a do të rikthehet Gentian Zenelaj?

Julian Deda ka thënë se dera e “Klanifornias” është e hapur për të, por nuk ka thënë një përgjigje konkrete nëse së shpejti do ta shohim edhe Gentian Zenelaj në spektaklin e humorit.reporttv

Të këshilluara

Meghan Markle largohet nga Britania

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle është larguar në Kanada dje, duke e lënë Princin Harry të merret me pasojat e vendimit për të hequr dorë nga detyrat mbretëror...

18:41

Gjiko tregon çfarë nuk i pëlqen te Elita

Çifti shumë i njohur i showbiz-it, Gjiko dhe Elita Rudi, janë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Në shkurt të vitit që lamë pas, ata u bënë prind...

17:56

Fifi flirton hapur me Romeo Veshaj (FOTO)

Fifi dhe Romeo Veshaj janë parë së fundmi nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ka mjaftuar një postim nga ana e këngëtares, që me siguri ka lënë shumë vend për koment...

17:14

Alketa Vejsiu flet për motrat Vjollca

Alketa Vejsiu ka reaguar më në fund pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese për motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, nga portali i saj, dhe këtë herë ka...

16:42

Meghan Markle largohet nga Anglia

Meghan Markle është rikthyer në Kanada për tu bashkuar me djalin e saj, Archie, ndërsa bashkëshorti i saj Princ Harry po përpiqet të mbajë nën kontroll familjen...

15:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI