Flash

"Isha i dehur, dyshoja se më tradhtonte vëllanë", flet 34-vjeçari që vrau kunatën në Paskuqan

Lapsi.al 10 January 2020
"Isha i dehur, dyshoja se më tradhtonte vëllanë", flet

Erdet Çapoku, 34-vjeçari i arrestuar për vrasjen e kunatës së tij ka deklaruar pa hetuarve se ka qenë i dehur kur ka shkuar tek banesa e saj e më pas e ka vrarë. Mësohet se Çapoku ka pranuar kryerjen e krimit, pasi dyshonte se kunata i tradhtonte vëllanë.

“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain“, ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së tij para prokurorëve.

Raportohet se edhe në momentin e arrestimit në Laprakë, 34-vjeçari ka qenë i alkoolizuar. Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ja ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në byrg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI