Flash

I dërguari i Trump anulon vizitën në Kosovë

Lapsi.al 10 January 2020
I dërguari i Trump anulon vizitën në Kosovë

Vonesat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë bërë që edhe ambasadat e huaja dhe ndërkombëtarët të angazhohen me qëllim të arritjes së një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ditë më parë në Berlin, emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, kishte pritur nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, dhe dy anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin, me të cilët kishte folur rreth bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.

Duke parë një situatë të tillë, Richard Grenell, kishte planifikuar edhe një vizitë në Kosovë, megjithatë e ka anuluar, pasi siç thonë nga zyra në Berlin, jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme.

Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra e ambasadorit Grenell në Berlin.

Anulimi i kësaj vizite të ambasadorit të SHBA’së në Berlin ka ndodhur pasi jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme, por pa e specifikuar se cilat palë.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.

Grenell para pak ditësh kishte pritur në Berlin tre zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilët kishte diskutuar edhe rreth çështjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj./ Express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI