Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Dyshimet/ Policia e Burgjeve e nxori shëtitje në ish-Bllok, Dritan Dajtin (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2020
Dyshimet/ Policia e Burgjeve e nxori shëtitje në ish-Bllok, Dritan

Pavarësisht se konsiderohet si një nga të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, i arratisur më herët nga Gjykata e Tiranës dhe i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, një video dyshohet se tregoi policinë e burgjeve të shoqëronte Dritan Dajtin në një godinë në zonën e ish-Bllokut. Ministria e Drejtësisë tha se po e verifikonte rastin.

Riarrestimi i Dritan Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni, dyshohet se është shoqëruar të premten për një vizitë me motive ende të paqarta nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut.

Një redaktor i Gazetës Tema, e cila publikoi videon në faqen e saj në facebook në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie, i tha BIRN se pamjet ishin marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës. Ai tha se prej pranisë së shtuar forcave të policisë kishte menduar se dikush do të arrestohej. “Pashë tre policë që u futën në një godinë dhe bëra gati celularin”, tha ai në një bisedë për BIRN, duke kërkuar të mos identifikohej.

Pak minuta më vonë ai tha se pa të burgosurin të dilte nga një furgon dhe të shkonte drejt një hyrje në të cilën ai tha se është klinika e një dentisti të njohur. “Ata që e njihnin e identifikuan si Dajti”, tha ai. Redaktori tha se personi në fjalë kishte qëndruar për rreth 1 orë në godinë. Ai tha se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare.

I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Shumica qeverisëse miratoi në fund të vitit 2018 atë që e pagëzoi si ligji “41/bis”, i “kopjuar” nga Italia. Ligji supozohet se do të shtrëngonte masat e sigurisë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Vetë ministrja Gjonaj, lidhi zbatimin e tij me rastin e Dajtit. Në një konferencë për shtyp pak ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila zbuti dënimin ndaj Dajtit për katër policët e vrarë në 25 vjet burg, Gjonaj e cila dënoi si të përbuzshëm vendimin e gjykatës, premtoi siguri të shtuar në burgje duke hamendësuar se vendimi ishte “një aferë korruptive”.

“Ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masë imediate në luftën kundër krimit të organizuar, ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim, do të miratohet së shpejti përforcimi i mëtejshëm i nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare”, tha atëherë Gjonaj.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimesh nga politika, përfshi reagimin e Gjonajt për masa më të rrepta sigurie në burgje, duke lënë të kuptohet se vendimi gjyqësore ishte ndikuar prej aty.

Ndërkohë pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë. Megjithatë një çështje e ngritur ndaj tyre u dërgua nga prokuroria për pushim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime të mëtejshme. /BIRN

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43