Flash

Basha në Itali: Programi i PD, lehtësi fiskale për investitorët e huaj

Lapsi.al 10 January 2020
Basha në Itali: Programi i PD, lehtësi fiskale për

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka takuar sot përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Pordenone-Udine në Itali. Gjatë këtij takimi, kryedemokrati e ka vënë theksin te platforma e PD për ekonominë e cila sipas tij lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi fiskale për investitorët e huaj.

“Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës”, ka thënë Basha.

Vëmendje i është kushtuar edhe situatës në Shqipëri pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Lideri i opozitës ka theksuar se PD ka nisur hartimin e një plani për Emergjencat Civile, në mënyrë që shteti t’i përgjigjet në kohë rekord çdo fatkeqësie.

“Termeti i 26 Nentorit tregoi sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes. Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia”, thotë Basha, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e Facebook foto nga takimet në Itali.

Postimi në Facebook

Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Termeti i 26 Nentorit tregoj sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu. U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI