Flash

Ambasada Amerikane apelon për aplikim në garën për ‘FBI shqiptare’

Lapsi.al 10 January 2020
Ambasada Amerikane apelon për aplikim në garën për

Në facebook, ambasada amerikane në Tiranë apelon punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore për të aplikuar në garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Arben Kraja, kreu i SPAK njoftoi se eshte hapur aplikimi per pozicionin e drejtorit te BKH-së.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani: https://bkh.al/aplikim/” -thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Në reagimet e saj të herë pas hershme për Byronë Kombëtare të Hetimiet, Ambasada amerikane ka theksuar se ky institucion do të do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Memaliaj

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Luftinjë në Memaliaj. Viktima ende e paidentifikuar është një burrë rrëth të 50-ave. T...

08:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI