Flash

Alketa Vejsiu flet për motrat Vjollca

Lapsi.al 10 January 2020
Alketa Vejsiu flet për motrat Vjollca

Alketa Vejsiu ka reaguar më në fund pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese për motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, nga portali i saj, dhe këtë herë ka folur nga profili i saj zyrtar.

Moderatorja e njohur u është përgjigjur disa komenteve në një postim të bërë së fundi në Instagram.

Një komenti që e paralajmëron të mos merret me Luana dhe Marina Vjollcën, ajo ia kthen me shumë pozitivitet.

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruan një komentues ndërsa Alketa tregon se nuk ka asgjë me to: “Janë super yje. I duam”.

Ndërsa një komenti tepër negativ, Alketa zgjedh t’i përgjigjet duke i dhënë disa këshilla:

“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane”, ndërsa Alketa ia kthen: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”.

Postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca na faqen e portalit të saj, Revista Class, ku ironizohej Xhemin si aktore dhe Luanën dhe Marinën për “jetën e sheikeve”, morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale.

Alketa Vejsiu u sulmua në mënyrë të pamëshirshme në rrjetet sociale për komentet që bëheshin në emër të një vajze së cilës ajo i kishte deleguar punën.

Të këshilluara

Meghan Markle largohet nga Anglia

Meghan Markle është rikthyer në Kanada për tu bashkuar me djalin e saj, Archie, ndërsa bashkëshorti i saj Princ Harry po përpiqet të mbajë nën kontroll familjen...

15:40

Rita Ora suprizohet nga babai në sheshxhirim

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për të bërë xhirimet e klipit të ri, kur ka marrë një surprizë shumë e këndshme. Kjo pasi babai ...

15:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI