Flash

Aksioni policor në Durrës/ Zbardhen emrat e të arrestuarëve mes tyre, shefa rendi, policë e zyrtarë

Lapsi.al 10 January 2020
Aksioni policor në Durrës/ Zbardhen emrat e të arrestuarëve

Emrat e 13 prej policëve të arrestuar mbrëmë në Durrës janë bërë të ditur për mediat.

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për :

  1. Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
  2. Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
  3. Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
  4. Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
  5. Ermal Petova, OPGJ, Manze
  6. Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
  7. Nikollë Marku, OPGj, Manze
  8. Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
  9. Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
  10. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
  11. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
  12. Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
  13. Adem Lika , Ndërtues

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhej se këta efektivë dhe zyrtarë dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut dhe akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

 Hetimi i SHÇBA zgjati disa muaj, me metoda speciale, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Memaliaj

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Luftinjë në Memaliaj. Viktima ende e paidentifikuar është një burrë rrëth të 50-ave. T...

08:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI