Flash

10 kg eksploziv, hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar pallati në Astir

Lapsi.al 10 January 2020
10 kg eksploziv, hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar

Ashtu siç ishte njoftuar, IKMT ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 6-katësh në zonën e Astirit, në Tiranë, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Nw ndërtesë u hapën 250 vrima dhe u përdorën 10 kg lëndë plasëse. Teksa u transmetua livie në pallati u hodh në erë, ndërsa operacioni rezultoi i suksesshëm. Pavarësisht shtëllungave të mëdha të tymit, forcat e zjarrfikëses ndërhynë për të bërë të mundur lokalizimin e tij, përmes hedhjes së ujit.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG_4872.mp4"][/video]

“IKMT do të shembë sot në orën 15.30 me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh në zonën e “Astir” në gjurmën ku do te kaloje Unaza e re. Ne trupin e objektit jane hapur 250 furnela (vrima) ku do te vendosen 10 kg lende plasëse”, thuhej në njoftimin e IKMT.

Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera, ku fatmirësisht aksioni ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI