Flash

Vrasësi hyri si burrë dhe doli si grua, zbardhen detaje nga atentati i Kastriot Reçit në Rrëshen

Lapsi.al 9 January 2020
Vrasësi hyri si burrë dhe doli si grua, zbardhen detaje nga atentati i

Qitësi që vrau me një plumb në zemër Kastriot Reçin dy ditë më parë ka patur të gjithë kohën e nevojshme për përgatitjen e vrasjes duke u futur qetësisht në ambientet e pallatit 9-katësh, të kryente porosinë dhe të largohet sërish pa rënë në sy.

Abc News zbardh ekskluzivisht dosjen hetimore të vrasjes së Kastriot Reçit, ku duket se prokuroria ka siguruar të paktën dinamikën e ngjarjes.

Siç shkruhet në dosjen hetimore, personi i dyshuar si qitësi që vrau Kastriot Reçin ka hyrë në pallatin 9 katësh në orën 06:35 minuta.

Kamerat kane fiksuar momentin kur personi në fjalë ka zbritur nga një makinë tip “Mercedes Benz” ngjyre gri. Pasi ndalon, ai ka hapur derën e djathtë të pasme të makinës dhe ka nxjerrë dy çanta.

Njëra është çantë e thjesht, kurse tjetrën prokuroria e cilëson si “çantë për mbajtjen e armëve të gjata”.

Kamerat e kanë fiksuar personin mashkull të veshur me një xhup të hapur me tegela horizontale. Pasi ka lënë personin në fjalë pranë hyrjes së pallatit, makina është larguar në drejtim të rrugës së tregut.

Pak minuta më pas ai futet në banesën nga ku edhe qëlloi duke bërë gati armën, në pritje të objektivit. Nga ky moment deri pak minuta pas orës 12:00 të mesditës, qitësi ka pritur në banesë duke vëzhguar lëvizjet para lokalit të Kastriot Reçit.

Gjatë kësaj periudhe ka pirë ujë dhe ka ngrënë disa kikirikë, të cilat më pas i ka lënë aty dhe janë sekuestruar nga prokuroria.

Kur Reçi mbërriti në rrezën e armës, qitësi ka marrë shenjë dhe me një të shtënë ka kryer porosinë duke e lënë objektivin të vdekur.

Ora shënon 12:07 minuta dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar të dalë nga hyrja e pallatit një person të gjatë, me flokët e gjata bisht që largohet me shpejtësi nga zona, sërish në drejtim të tregut.

Sipas përshkrimit të prokurorisë, personi ka të veshur një fustan të zi dhe poshtë tij ka të veshura tuta me viza të errëta poshtë fustanit.

Pas këqyrjes së rrugës nga ku mendohej se mund të ketë kaluar autori, policia ka gjetur një paruke, një kanatiere dhe një palë këpucë që mendohet se i përkasin qitësit.

Prokuroria ka marrë 8 monstra nga shtëpia prej të cilës mendohet se u qëllua Kastriot Reçi. Të gjitha ato po verifikohen nëse mund të nxjerrin ndonjë provë që të çojë në zbulimin e autorit.

Kastriot Reçi u ekzekutua dy ditë më parë në qendër të Rrëshenit teksa doli nga makina për të shkuar në biznesin e tij. Para se të futej aty, ai takon një zonjë me fëmijën e saj. Në këtë moment, qitësi qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Një ndër pistat e hetimit për këtë krim është ajo e hakmarrjes. /abcnews.al

Të këshilluara

Përfundon pas dy orësh takimi Kurti-Mustafa

Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes krerëve të LDK- së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në godinën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk dihet ende nëse është arr...

17:16

Dibër, goditet me thikë një oficer policie

Dy persona plagosin me thikë një efektiv policie në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë me inicialet B.Z ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fu...

14:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI