Flash

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, zjarri i merr jetën vajzës 7-vjeçare

Lapsi.al 9 January 2020
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, zjarri i merr jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përshi nga zjarri. Gjithçka ka ndodhur me 8 janar, rreth orës 2:50 të natës në Servigliano (Fermo).

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.

Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë.

Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.

Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015, babanë e saj, një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake pak më e re se burri i saj.

Të këshilluara

Përfundon pas dy orësh takimi Kurti-Mustafa

Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes krerëve të LDK- së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në godinën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk dihet ende nëse është arr...

17:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI