Flash

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE, çfarë thotë Rama

Lapsi.al 9 January 2020
Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE, çfarë thotë

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. 

Jam i bindur”, tha ai për drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Ndërkohë shefi i qeverisë tha se është shumë krenar sot pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe Shqipërinë.

Biseda

Greminger: Ekipet tuaja kanë bërë një punë mjaft të mirë. Jam i bindur se ju keni përparuar. Ka shumë sfida por edhe shumë mundësi

Rama: Unë jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Siç e thashë edhe dje këtu kemi një ekip shumë të mirë, më të mirët nga njerëzit tanë. Madje këtu ka dhe njerëz të nacionaliteteve të ndryshme

Greminger: Unë jam shumë i bindur pasi këtu ka ekipe shumë të mira dhe praktikat përsa i përket ambicieve tuaja dhe të OSBE.

Rama nuk harroi ta falënderonte Greminger për lulet që i kishin vendosur në tryezën e zyrës së tij.

‘Faleminderit për lulet. Janë fantastike.’- tha Rama -Gremingerit.

Në vijim të fjalës si drejtues i kryesisë së OSBE për 2020, kryeministri Rama tha në konferencë se kryesia shqiptare negociatën e parë e ka me buxhetin. Ai tha se miratimi isaj nuk është fitore e kryesisë shqiptare pasi të 57 vendet anëtare kanë përgjegjësi të barabarta për funksionimin e organizatës.

Rama theksoi qëllimin e tij mbi vendosjen e një dialogu mes vendeve të OSBE por dhe të atyre jo anëtare edhe kur shanset për këto janë të pakta.

Negociata e parë është miratimi i një buxheti të unifikuar. E di që kjo shkakton dhimbje koke por besojmë se propozimi aktual është realist dhe me bazë për konsensus. Në këtë pikë Protokolli  më detyron t’ju bëj thirrje që të angazhoheni konstruktivisht por ky rituali bazohet në një hipotezë jo të saktë, të gjithë kemi rol të barabartë në funksionimin e OSBE . Nuk e shoh miratimin e buxhetit si një fitore të kryesisë shqiptare pasi është detyrë kolektive drejt 2800 pjestarë të OSBE që i shërbejnë 1 miliardë qytatarëve. Ndërkohë që flasim për buxhetin duhet të mendojmë dhe për familjes e tyre dhe për nevojat e tyre që janë shumë të rëndësishme dhe për vetë organizatën, nuk duhet t’i lëmë në baltë.

Negociatat e dytë është sigurimi i udhëheqjes së OSBE-së në 2020. Në muajt që vijojnë nisim një proces konsultimi në Vjenë. Ajo që dua të them është se ne do të jemi të hapur dhe transparent dhe jam i gëzuar që të gjithë pjestarët kanë pranuar dhe një mandat të dytë. 

Synimi i nënkuptuar i veprimit shumëpalësh dhe të mbajmë dialogun të hapur në të gjitha shtetet edhe kur shanset janë kundër kësaj. Jam këtu duke mbajtur këtë përgjegjësi me shumë përulësi, presim të bëjmë vetëm më të mirë duke mos pretenduar të bëjmë më shumë se sa e mira. Dua të nis një dialog që do të zgjatë për një vit të tërë dhe do të na sjellë në një vend më të mirë nga ajo ku jemi sot. Nuk po flas për Vjenën se ky është një vend i mrekullueshëm, por për ato që përmenda.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI