Flash

Shqipëria e rrezikuar nga Irani/Rama: Çdo sulm mbi ne, është sulm mbi NATO-n

Lapsi.al 9 January 2020
Shqipëria e rrezikuar nga Irani/Rama: Çdo sulm mbi ne,

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se Shqipëria mori një risk me pranimin e anëtarëve të MEK-ut, por ky ishte qëndrimi i unifikuar i politikës shqiptare. I pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u përballur nga një sulm i mundshëm kibernetik pas deklaratave të Ali Khameneit dje, kreu i qevetisë u përgjigj duke thënë se cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n.

“Ne nuk jemi posacërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në.

Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë” tha Rama.

Të këshilluara

Dibër, goditet me thikë një oficer policie

Dy persona plagosin me thikë një efektiv policie në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë me inicialet B.Z ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fu...

14:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI