Flash

Shemben pa tensione 5 ndërtesa në Astir, radhë kilometrike në rrugë

Lapsi.al 9 January 2020
Shemben pa tensione 5 ndërtesa në Astir, radhë kilometrike

Ka përfunduar pa tension aksioni i IKMT, mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për shembjen e pesë ndërtesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie bllokuan të gjitha lëvizjet në unazë, si të mjeteve, ashtu edhe të këmbësorëve, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me banorët.

Por aksioni ka qenë i qetë dhe IKMT ka shembur ndërtesat e planifikuara.

Pas disa orësh bllokimi të rrugës për qytetarët që duhet të shkonin në punë apo në shkollë, tashmë Unaza është hapur dhe ka nisur lëvizja normale, ndonëse është krijuar radhë kilometrike makinash që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” drejt ish-Sheshit “Shqiponja”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI