Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Oscars 2020, sërish pa prezantues

Lapsi.al 9 January 2020
Oscars 2020, sërish pa prezantues

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit/es, ceremonia u vlerësua si një eksperiment i suksesshëm. Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars. Kevin Hart ishte i përzgjedhuri i Akademisë vitin e kaluar, por aktori hoqi dorë nga prezantimi pasi u pretendua se iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me deklaratat fyese ndaj komunitetit LGBT+, aty rreth viteve 2009-2010. I ftuar tek Ellen DeGeneres, Hart theksoi se arsyeja e vetme pse nuk kërkoi falje ishte sepse nuk donte t’i hidhte më benzinë zjarrit. Sipas tij, media abuzoi duke shkruar se “Kevin Hart refuzon t’i kërkojë falje komunitetit LGBTQ+” duke lënë pa përmendur fjalën “sërish”. Edhe pse Ellen u shpreh se kishte folur personalisht me organizatorët dhe ata ishin pro rikthimit të aktorit në rolin e prezantuesit, Kevin Hart nuk u rikthye.

Siç e thamë më sipër, ceremonia e vitit të shkuar ishte e para që organizohej pa prezantues, që prej asaj të vitit 1989.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

Megjithatë mungesa e prezantuesit rezultoi e suksesshme për ceremoninë e 2019-s. Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale).

Të këshilluara

Kylie dhe Travis flirt në Instagram

Së fundmi po përflitet se Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të jenë kthyer sërish bashkë. Gjatë ditës së djeshme Travis ka postuar një fotografi në “Instagram”...

14:22

Selena Gomez këngë për jetën private

Që prej ndarjes nga Justin Bieber, këngëtarja e njohur, Selena Gomez nuk është parë më në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Lidhur me këtë moment në jetën e s...

14:17

Justin Bieber tregon për sëmundjen që vuan

Dokumentari i ri i Justin Bieber do të zbulojë betejën e këngëtarit me sëmundjen Lyme. Burime që kanë parë dokumentarin thanë për TMZ se Justin flet për momenti...

10:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI