Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Mes dhimbjes dhe lumturisë, Jozefina Topalli tregon përse nuk ishte pranë së bijës kur u bë gjyshe

Lapsi.al 9 January 2020
Mes dhimbjes dhe lumturisë, Jozefina Topalli tregon përse nuk ishte

11 maji është një ditë e rëndësishme në jetën e ish-politikanes, Jozefina Topalli.

Vite më parë në këtë datë ajo ka përjetuar emocione diametralisht të kundërta; humbjen e babait të saj dhe ardhjen në jetë të së bijës, Megit. Pak orë para se  Megi të vinte në jetë, babai i Jozefinës u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje. Pikërisht ndikuar nga një ngjarje e tillë,  Jozefina shkoi përpara kohe në spital dhe solli në jetv vajzën e saj. E ftuar tek “Rudina” ditën e  djeshme ajo ka treguar këtë ngjarje. “Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”-ka rrëfyer Topalli. Por frikën se mos një ngjarje e tillë përsëritej në jetën e saj, Topalli e ka provuar sërish këtë herën ditën që lindi nipi i saj, djali i Megit. Atë ditë që Megi ka shkuar në maternitet për të sjell në jetë fëmijëne  saj të parë, Jozefina ka qenë pranë nënës së saj e cila ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Nëna e saj, 89-vjeçare, me shqetësimet e moshës, atë ditë ishte e sëmurë dhe Jozefina Topalli kishte shkuar ta vizitonte.  Megi, nga ana tjetër, i kishte telefonuar së ëmës pasi mjekët i kishin thënë se ndoshta do të kryente lindje me operacion dhe i duhej të shtrohej në spital. “Ky është një vendim që të përket ty, nuk mund të te them se çfarë duhet të bësh” – i tha së bijës Jozefina Topalli. Pas kësaj, ajo mori një telefonatë gëzimi, nipi i saj kishte ardhur në jetë! “Nuk dëgjova asnjë zë nga telefoni, vetëm dëgjova djalin duke qarë. Ishte gjëja më e bukur. Aty qava edhe unë.”,- është shprehur ajo.

Të këshilluara

Oscars 2020, sërish pa prezantues

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e. Karey Burke, presidente e rrjetit televizi...

15:45

Kylie dhe Travis flirt në Instagram

Së fundmi po përflitet se Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të jenë kthyer sërish bashkë. Gjatë ditës së djeshme Travis ka postuar një fotografi në “Instagram”...

14:22

Selena Gomez këngë për jetën private

Që prej ndarjes nga Justin Bieber, këngëtarja e njohur, Selena Gomez nuk është parë më në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Lidhur me këtë moment në jetën e s...

14:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI