Flash

Grida Duma: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, Rama humbet

Lapsi.al 9 January 2020
Grida Duma: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, Rama humbet

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma ngriti shqetësimin se në politikë dhe jo vetëm, mungon konkurrenca, e cila sipas saj po varfëron njerëzit.

Sipas saj nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër kryeministrit Edi Rama.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër.

Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë.

Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën.

Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato.”, tha Duma.

Të këshilluara

Përfundon pas dy orësh takimi Kurti-Mustafa

Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes krerëve të LDK- së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në godinën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk dihet ende nëse është arr...

17:16

Dibër, goditet me thikë një oficer policie

Dy persona plagosin me thikë një efektiv policie në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë me inicialet B.Z ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fu...

14:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI