Flash

Çmimet e sallameve u rritën me 10% me 1 janar, shtrenjtohet edhe mishi vendas

Lapsi.al 9 January 2020
Çmimet e sallameve u rritën me 10% me 1 janar, shtrenjtohet edhe

Me datën 1 janar 2020 të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit në vend rriten në mënyrë të unifikuar çmimet me rreth 10 për qind për të gjithë prodhimet e tyre.

Një kilogram kremviçe e tymosur kushtoi pas 1 janarit me shumicë 690 lekë nga 640 lekë që ishte deri në ditën e fundit të dhjetorit 2019. Gjithashtu çmimet u rriten me 50-70 lekë për kilogram edhe për pancetën dhe proshuten, sipas listës bashkëngjitur. Për pasojë shitësit e pikat e pakicës e kanë reflektuar të gjithë rritjen e çmimit në konsumatorët fundor.

Administratoret e fabrikave të përpunimit të mishit në vend pohuan se, rritja e çmimeve erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të mishit të derrit me rreth 40 për qind në tregjet globale.

Luan Leka i cili zotëron fabrikën më të madhe të përpunimit të mishit në vend EHW, tha se prej vitit të kaluar kostot e industrisë janë rritur se tepërmi nga rritja e çmimeve të mishit të derrit në tregjet ndërkombëtare. Kjo rritje, sipas Lekës, është nxitur nga sëmundja e murtajës së derrit në Kinë e cila ka çuar në eliminimin e rreth 200 milionë derrave vitin e kaluar. Kjo zhdukje masive e derrave në Kinë ishte e barabartë me të gjithë prodhimin vjetor të mishit të derrit në Europë.

Prej kësaj ngjarje çmimit e mishit të derrit në Kinë gjatë vitit të kaluar u rriten me 100%, ndërsa presioni i kërkesës së Kinës në furnizuesit e mëdhenj si Brazili etj e çuan çmimin në rang global me rreth 40%.

Leka tha se, çmimet e reja nuk reflektojnë të gjitha kostot që vijnë nga importi. Çmimet e importit përbëjnë 70 për qind të kostos, pasi fabrikat e përpunimit në vend kanë si lëndë të parë kryesisht mishin e derrit. Vitin e kaluar këto kosto për fabrikat shqiptare ishin 30 për qind më të larta, teksa çmimet janë rritur 10 %. Leka tha se çmimet do të vijojë të rriten edhe në dy vitet në vijim për të mbuluar në mënyrë graduale humbjet që po krijohen nga çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare.

Mirëpo kjo rritje e nënprodukteve të mishit do të çojë në një rritje zinxhir në çmimet e të gjitha produkteve të mishit, që nga prodhimi vendas tek mishi i vicit, derrit, pulës dhe peshkut. Kjo tendencë është vënë re edhe herët e kaluara, ku çdo rritje në çmimet e mishit të importuar reflektohet edhe në prodhimin vendas dhe në llojet e tjera të mishit të importuar.

Lista e përditësuar e çmimeve të sallmrave me shumicë: 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI