Flash

Basha publikon raportin e Fitch: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar

Lapsi.al 9 January 2020
Basha publikon raportin e Fitch: Shqipëria vend i rrezikshëm për

‘Ndërkombëtarët të lodhur nga dështimet e qeverisë’, Basha publikon raportin e Fitch: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e agjensisë ndërkombëtare Fitch për investimet e huaja në gjithë vendet  e botës. Sipas kryeopozitarit, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale.

Por ai thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirëstudiuar pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur. Në raportin e Fitch, theksohen dëmtimet më të dukshme në Shqipëri, “Protesta, rritje të tensioneve mes partive politike, bojkoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

STATUSI I LULZIM BASHËS 

Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.

http://www.fitchsolutions.com/…/index-signals-political-leg…

  • foto galeri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI