Flash

Australi/ Vrau të bijën dhe dhëndrin, shqiptarit i komunikohet akuza në spital

Lapsi.al 9 January 2020
Australi/ Vrau të bijën dhe dhëndrin, shqiptarit i komunikohet

Shqiptari Osman Shafpapaj akuzohet zyrtarisht nga autoritetet australiane për vrasjen e vajzës së tij dhe dhëndrit.

Akuza i është komunikuar në spital, aty ku ndodhet në shtrat pas të shtënave më 31 dhjetor të 2019. Shafpapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në mbikëqyrjen e Policisë.

Së shpejti ai do dalë para trupës gjykuese të Gjykatës së Melburnit ku do jepet edhe vendimi. Osman Shafpapaj vrau vajzën e tij, Lindita Musai dhe dhëndrin Veton Musai. Shkaqet reale të kësaj tragjedie brenda një familje emigrantësh shqiptarë nuk dihen ende por dyshohet se kishte të bënte me shkëputjen e vajzës së saj në një jetë të re, larg nga ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI