Flash

Aksidenti i rëndë në rrugën Lushnje - Fier, humb jetën 42-vjeçari (EMRI)

Lapsi.al 9 January 2020
Aksidenti i rëndë në rrugën Lushnje - Fier, humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin Lushnje - Fier.

Mësohet se viktima quhet Shpëtim Bajaziti, 42 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motorçikletë teksa është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç,  banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI