Flash

Sulmet me raketa ndaj amerikanëve/ E vërteta e 80 të vrarëve që pretendon Irani

Lapsi.al 8 January 2020
Sulmet me raketa ndaj amerikanëve/ E vërteta e 80 të vrarëve

Irani ka vazhduar në rrugën e përshkallëzimit të konfliktit dhe i është kundërpërgjigjur SHBA-së për vrasjen e gjeneralit të forcave speciale, Kasem Soleimani, duke sulmuar me raketa balistike dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Bazat në al-Asad dhe Erbil janë goditur mbrëmë në darkë nga plot 22 raketa.

Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk kanë patur viktima nga sulmi pasi ushtarët janë udhëzuar të strehohen përpara sulmit. 

Presidenti Trump gjithashtu shkroi në Twitterin e tij se nuk ka viktima. Ai shtoi se “SHBA ka ushtrinë më të fortë në botë”.

Edhe mediat perendimore e kanë konsideruar sulmin si të proporcionuar dhe më shumë si një manovër për të shpëtuar fytyrën

Por dhëheqësit iranianë pretendojnë për një numër të lartë viktimash. Ndoshta për efekte propagandistike përmes televizionit shtetëror u njoftua se nga sulmi humbën jetën 80 “terroristë amerikanë”, ndonëse në ekran nuk u paraqitën prova për këtë.

Duke këmbëngulur se se numri i viktimave në radhët e armikut ka shkuar në 80 liderët iranianë u zotuan këtë të Mërkurë se do t’i japin fund pranisë së SHBA në rajon, duke përshkruar sulmet raketore ndaj objektivave amerikane në Irak si “vetëmbrojtje”.

“Ne i goditëm ata (amerikanët) në fytyrë mbrëmë” me një sulm raketor “por veprimi ushtarak nuk është i mjaftueshëm,” tha udhëheqësi Suprem Ali Khamenei (foto poshte) në një fjalim para kombit. Ai foli disa orë pas sulmit në bazat ushtarake në Irak të përdorura nga forcat amerikane.

Le Guide suprême iranien, l’ayatollah Ali Khamenei, lors d’un meeting à Téhéran, le 8 janvier (photo transmise par les autorités iraniennes).

Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se ëashingtoni mund të ketë “prerë krahun” e Soleimanit, por ata do të presin “këmbën” e Amerikës si kundërpërgjigje. “Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë “prerë krahun” tone, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë “këmbët” e tyre”- ka thënë ai.

 

Harta e dhjetë ditëve konflikt

1 Natën e 31 dhjetorit rrethimi i ambasadës së SHBA në Bagdat nga forca shite pro iraniane

2 Në 2 janar goditjen amerikane qe lane te vdekur gjeneralin iraninn K Soleimani

3 Goditja me rraketa e bazave amerikane nga iranianët në 8 janar

 

Legjenda/  Bazë amerikane

Gjermania, Danimarka, Norvegjia dhe Polonia thanë se asnjë nga trupat e tyre në Irak nuk u dëmtua. Britania, e cila gjithashtu ka personel në Irak, dënoi sulmin iranian dhe ka njoftuar se brenda 48 orëve do të marrë vendimin për të dërguar trupa në Irak.

Anije luftarake, helikopterë dhe disa qindra ushtarakë britanikë janë vënë në gatishmëri prej 48 orësh ose më pak për dislokim në ose afër Irakut, të gatshëm për t’iu përgjigjur nëse kriza e Iranit përshkallëzohet.

“Nëse vriten civilë britanikë apo edhe personeli ushtarak si rezultat i veprimeve iraniane ose terroriste, ne do të kundërpërgjigjemi. Përgjigja pa dyshim do të ishte proporcionale, “tha sekretari i mbrojtjes Ben Ëallace.

Linjat ajrore të mëdha ndërkombëtare kanë filluar devijimin e fluturimeve nga hapësira ajrore iraniane.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim që kufizonte avionët jo-ushtarakë amerikanë “nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irakun, Iranin, dhe ujërat e Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit”.

 

Të këshilluara

Profil/ Si i iku luftës Vedat Muriqi

✍️Ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me 'zor' futbollist...? ?Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat...

16:54

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI