Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Striptisja nga e cila u frymëzua Jennifer Lopez ngre padi ndaj saj

Lapsi.al 8 January 2020
Striptisja nga e cila u frymëzua Jennifer Lopez ngre padi ndaj saj

Në vitin që lamë pas Jennifer Lopez luajti rolin e një striptisteje me emrin Ramona e cila drogonte klientët dhe ju merrte para.

 Filmi titullohet ‘Hustler’  arriti të mbledh në arkë 157 milion dollarë dhe Jennifer në Golden Globe u nominua për performancën e saj në këtë film.  Filmi në fillim të tij tregon që ngjarja që zhvillohet është e vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i New York Magazine të vitit 2015. Por personazhi që frymëzoi Jennifer Lopez,  për filmin Samantha Barbash ka vendosur të hedh në gjyq kompaninë e filmit  Nuyorican Productions si dhe aktoren për 40 milionë dollarë pasi “shfrytëzoi” paraqitjen e saj dhe historinë e saj pa i marrë leje dhe për më tepër, 47-vjeçarja thotë se në film u shpif për të.

Në një postim në Instagram, Barbash tha se raportimet në media janë të vërteta: “Po është e vërtetë që po i hedh në gjyq dhe prisni sa të shikoni intervistat e mia.” Në padinë që është paraqitur në gjykatë thuhej:  “Filmi tregon Barbash, në rolin e luajtur nga JLO, si drejtuese e një rrjeti striptistesh që drogonin klientët e tyre dhe u vidhnin shuma të mëdha parash,”.  “Të pandehurit nuk u kujdesën për të mbrojtur të drejtat e Barash duke krijuar një karakter të trilluar por përkundrazi u angazhuan në një përpjekje sistematike për të bërë të ditur se JLO po luante pikërisht rolin e saj.” 'Gjithashtu aktorja imitoi edhe akte të striptistes të publikuara nga The Post, përfshirë edhe nxjerrjen e gishtave të mesit për fotografët pasi doli nga gjykata.

Image

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI