Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Prova e një marrëveshjeje të fshehtë Basha –Rama

Lapsi.al 8 January 2020
Prova e një marrëveshjeje të fshehtë Basha –Rama

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative, që së paku prej verës së 2017 fantazojnë për skenarin e një pakti të nëndheshëm Rama-Basha, tani e kanë edhe provën. Zëra zyrtarë nga PD-ja i janë bashkuar të singjashmëve të tyre rilindas, për të hedhur poshtë një nga nismat më progresive që i është paraqitur publikut shqiptar, duke i’u dorëzuar më pas në formë të zyrtarizuar parlamentit, atë për ndryshimin e sistemit me lista të mbyllura.

Thelbi i këtij projekti qëndron në vullnetin për t’u hequr kryetarëve të partive ekskluzivitetin e përzgjedhjes së deputetëve (pra dhe eleminimin sa më shumë të jetë e mundur të servilëve, të paaftëve apo banditëve) për tu’a kaluar atë dhjetra mijra votuesve të tyre.

Lexo më tej:

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

Pikërisht, ky synim, për të mos lëshuar nga duart monopolin absolut që kanë mbi partitë respektive, e për rrjedhojë, mbi gjithë jetën politike të vendit, i ka bashkuar në një barrikadë kundër interesit të përgjithshëm të qytetarëve, Ramën dhe Bashën.

Në thelb, ata po përsërisin të njëjtën marëveshje që bënë Berisha dhe Rama, në prill të 2008-ës, kur ndryshuan kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, duke rritur fuqinë e kryeministrit përballë mocioneve, duke dobësuar peshën e deputetëve, duke minimizuar pushtetin e presidentit, për të shkuar drejt një kompromisi të shpifur: ai që është në qeveri i ka të gjitha, ai që ëshë në opozitë i humb të tëra.

Së çfarë pushteti i dha ky pakt Berishës, për të shkatërruar dosjen e Gërdecit, ku dilte familjarisht i përlyer, se si e ‘trimëroi” atë drejt masakrës së 21 janarit dhe grabitjes së zgjedhjeve të Tiranës, kjo nuk ka nevojë të rikujtohet. E vetmja gjë që i’a vlen për krahasim është fakti se kjo lloj gjithpushtetshmërie, po i lejon Ramës të grabisë, bashkë me oligarkët, përmes koncesioneve që voton me delet e tij në kuvend.

Të njëjtin sistem: ai që fiton zgjedhjet i ka në dorë të gjitha, pa fre dhe pa kontroll, po kërkojnë të instalojnë për dekadën e ardhshme, Basha dhe Rama, duke refuzuar ndryshimin formulës për përzgjedhjen e deputetëve.

A do t’i duhej edhe më shumë për t’u bindur një idhtari të teorive konspirative, që beson në një pakt të fshehtë mes tyre?

Në fakt ka edhe më. Dhe provën për këtë e jep Lulzim Basha.

Asnjë lider opozite, i pajisur me një aparat normal arsyetimi, nuk do të kishte guximin të humbiste me një të rënë të lapsit 50 mijë votues potencialë, të cilët i kanë kërkuar me nëshkrimet e tyre ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Asnjë mëtonjës pushteti, nuk do ta shpërfillte kaq mendjelehtësisht krijimin e konsensusit rreth vetes ndërkohë që prej gjashtë vitesh luan teatrin e republikës së re dhe të dëgjimit të zërit të qytetarit.

Asnjë sfidant real i kryeministrit, nuk do të tregonte këtë shpërfillje ndaj meritokracisë të përzgjedhjes së deputetëve, ndërkohë që bën thirrje për hapjen e partisë.

Në fakt, Basha i ka bërë të gjitha këto dhe kaq është mëse e mjaftueshme për të yshtur fantazinë e të gjithë atyre që duan të besojnë se ai ndan paratë me Ramën, se merr benefice prej të njëjtëve oligarke, se kanë intersa të përbashkëta dhe se në thelb, nuk duan “t’a vrasin njëri- tjetrin”.

Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës

Dua ta them që në fillim, unë nuk jam njëri prej atyre që besojnë në këtë konspiracion. As nuk i imagjinoj, të dy, të ulur në një tryezë mëkatarësh, apo duke shkëmbyer mesazhe dhe bërë plane për fitime reciproke. Deri në një provë të kundërt, mendoj se Basha dhe Rama janë vërtet armiq, se ata nuk do të ngopeshin duke e parë keq e më keq njëri- tjetrin.

Por, e veçanta është se ata janë armiq të një lloji të veçantë. Ata urrehen, mund të kacafyten madje dhe të vriten për të pasur për vete karriken e kryeministrit dhe ato pak metra katrorë që ofron zyra e tij.  Por, përtej kësaj, ata nuk janë aspak të tillë, për të ndryshuar modelin e qeverisjes së vendit.

Ata duan ti marrin njëri- tjetrit gjithçka, pa i dhënë shqiptarëve asgjë. Ata janë gati ti vënë zjarrin me molotov zyrës që s’e marrin dot, më kollaj se t’a ndajnë pushtetin që buron prej saj edhe me të tjerë.

E në këtë pikë, paradoksalisht, ata janë po aq armiq sa dhe bashkëpuntorë. Ata nuk kanë asnjë pakt për atë që i ndan, por janë krejt në dakordësi për atë që i bashkon. Ajo përmblidhet shkëlqyeshëm në frazën lapidare të Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse po vonohet Albin Kurti?

Marrëveshje nuk pati as sot, ndonëse biseduan tri orë. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin kohë sa të donin, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh periudhë p...

21:54

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e ...

14:41

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një...

15:26

Opereta shqiptare e mini Shengenit

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosov...

11:22

Pinpongu i gënjeshtrave Rama- Vuçiç

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet...

14:06

Gjykimi politik i dosjes "Babale"

Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër og...

13:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI