Flash

Fondet e tërmetit/ Si e sfidoi imami Elvis Naçi bamirësin Edi Rama

Lapsi.al 8 January 2020
Fondet e tërmetit/ Si e sfidoi imami Elvis Naçi bamirësin Edi
Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për tu vënë në ballë të sfidës së rindërtimit pës tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, duket se besimi ndaj saj është minimal. Dhe treguesi më i mirë për të kuptuar këtë është besimi i qytetarëve për të bërë donacione.
Sipas të dhënave të mara në revista Monitor qeveria shqiptare ka arritur të mbledhi deri tani 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro të dhuruar online. Pra kjo shifër, që tregon vullnetin e qytetarëve të thjeshtë për të besuar në transparencën dhe efikasitetin e qeverisë, është katastrofisht e vogël. Natyrisht këtu nuk përfshihen as donacione si ato të Pacollit apo Erdoganit, as shifrat që kanë premtuar oligarkët pranë Ramës, që i përgjigjen në çdo çast kryeministrit, por vetëm kontributet e individëve të thjeshtë dhe të panjohur që në total, deri tani, nuk janë më shumë sesa 6190 vetë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person.
Për të kuptuar domethënien e kësaj shifre është mirë që ajo të krahasohet me atë ka ka mbledhur imami Elvis Naçi me findacionin e tij. Megjithëse kohët e fundit edhe besimi tek Naçi është vënë në pikpyetje, sidomos pas blerjes së spitalit "Continental" apo aq më tepër pas deklaratave me një populizëm bajat se kur kujton gjakun e vëllezërve kosovarë ai nuk pranon donacione nga qytetarët serbë, sërish imami ka arritur të mbledhë mbi 7 milionë euro, ose dhjetëfishin e parave të cilat qytetarët i kanë besuar qeverisë.
Lexo me tej:
Pikërisht për këtë, asnjë nga mbledhësit e mëdhenj të fondeve, as Naçi, as Arbër Hajdari, as Marin Mema që marrin pjesë në komitetin e rindërtimit nuk iu bashkuan ftesës së Ramës për ti bashkuar fondet me qeverinë.
Besimi ndaj saj është shumë i ulët dhe pavarësisht se mendiat kombëtare u këputën duke reklamuar llogaritë e findit të dhurimeve, Edi Ramës nuk i kanë besuar më shumë sesa 6 mijë qytetarë.
Nganjëherë shifrat flasin shumë më tepër sesa daljet e stërgjata në ekran për tu dukur popullor me batuta dhe dhurata.
©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Si i iku luftës Vedat Muriqi

✍️Ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me 'zor' futbollist...? ?Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat...

16:54

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI