Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Einixhel Shkira një thumb për Oriola Marashin

Lapsi.al 8 January 2020
Einixhel Shkira një thumb për Oriola Marashin

Tre muaj më parë, burime për “Iconstyle.al” treguan për një sherr midis tre vajzave të njohura të ekranit, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Motivet e sherrit nuk u zbuluan, megjithatë çështja shkoi deri në polici dhe sërish nuk u mbyll me kaq.

Një deklaratë e Einxhel Shkirës në emisionin “Rudina” pak kohë më parë ku tregoi se është feministe dhe aspak xheloze, nuk u prit mirë nga Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Moderatorja tha për zënkën me dy vajzat se i ka falur ato dhe se nuk ka kompleksitet ndaj tyre, por Kejvina dhe Oriola jo vetëm që nuk e besuan por treguan dhe arsyet për këtë:

“U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të fermave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Ohh qepe!”, shprehej Oriola.

Dhe duket se ngacmimet vijojnë, pasi Einxhel i ka kujtuar Oriolës tërthorazi se fotot me bikini në dëborë, ajo i ka bërë shumë vite para Oriolës.

Dy ditë më parë, Oriola Marashi, postoi një foto në dëborë e hipur mbi një kalë duke çmendur fansat.

Einxhel publikoi sot një foto të sajën në dëborë në 2015-n, të cilën ia kishin dërguar fansat, si për të thënë se Oriola është shumë mbrapa.

Einxhel shprehet se në atë kohë kjo gjë dukej e gabuar por sot është kthyer në modë!

Ne s’po i shtojmë më shumë benzinë zjarrit, pasi me siguri ky reagim do të pasojë nga një tjetër nga Oriola!

Të këshilluara

Skerdi Ago publikon foton e parë të djalit

Ai është bërë baba i një djali, ky i fundit ka gëzuar familjen e këngëtarit.  Skerdi ka publikuar foton e parë me vogëlushin ku edhe i ka dedikuar disa fjalë ze...

17:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI