Flash

Xhemi me Alketën bëjnë copë njëra-tjetrën: Nga emri Xhemile deri tek vaniteti i prezantueses

Lapsi.al 7 January 2020
Xhemi me Alketën bëjnë copë njëra-tjetrën: Nga

Ikonat e ekranit e dinë se hakmarrja është një gjellë që konsumohet e ftohtë. Kështu ka bërë edhe Alketa Vejsiu, e cila ka përdorur median e saj, Revista Class si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë Xhemi Shehu. Xhemi disa ditë më parë kishte publikuar një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës.

Ajo në Portokalli, bashkë me Salsano Rrapon, kanë ironizuar moderatoren e Festivalit të 58-të, të Këngës në RTSH. Ndonëse pa përmendur emër, Xhemi ka thënë: “Ika të ndërrohem se kam 5 minuta me këtë veshje, nuk  mund të rri robi 5 minuta me një veshje”.

Ndërsa sot në revistën Class,  Xhemi është tallur si aktore humori e dorës së dytë duke nënkuptuar se është shumë larg Alketës si prezantuese.

“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!” Por kunjat nuk kanë përfunduar këtu. Duke u nisur nga aludimet se emri i vërtetë  i saj është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar.  Revista Class-it ka thumbuar. “Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!” Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështuqë më mirë të meret me aktrimin, shkruhet në postim.© Lapsi.al

Postimi i plotë:

 

Të këshilluara

Noizy arrin 1 milionë ndjekës në YouTube

Noizy lë pas të gjithë këngëtarët e tjerë shqiptarë për sa i përket ndjekësve në Youtube. Rreperi e bëri të ditur këtë nëpër një postimi në Instagram. “1...

13:27

Miley Cyrus nis 2020-ën me një look të ri

Këngëtarja Miley Cyrus e ka nisur vitin e ri me ndryshime të mëdha në jetën e saj.Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, partneri i saj prej 10 vitesh, ajo nisi lidhje...

13:15

Nis gjykimi për Harvey Weinstein

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, u paraqit të hënën para gjykatës në Nju Jork, për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale....

12:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI