Flash

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s'ka marrëveshje për qeverinë e re. Bien dakord të takohen sërish nesër

Lapsi.al 7 January 2020
Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s'ka marrëveshje për

Takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka zgjatur më shumë se tre orë, por ende nuk ka një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, para mediave nuk ka folur lidhur me takimin me liderin e Vetëvendosjes. Ai tha thjesht se nuk ishte i mërzitur me të dhe se do të takohen sërish ditën e nesërme.

 

“S'jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, u duk sikur LDK do të ndërpriste negociatat me VV-në për formimin e qeverisë së re. Në një dakordësi të mëparshme ishte lënë që kryetari i Kuvendit t'i jepej LDK-së. Presidenti Hashim Thaci deklaroi dje se i ka dhënë Albin Kurtit 48 orë kohë për të sjell zyrtarisht emrin e kryeministrit të ri të Kosovës.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI