Flash

Pas Xhemit, Alketa kapet me motrat Vjollca, 'Ju pëlqejnë sheikët'

Lapsi.al 7 January 2020
Pas Xhemit, Alketa kapet me motrat Vjollca, 'Ju pëlqejnë

Alketa Vejsiu duket se ka vendosur t’u kthejë “borxhin” të gjithë atyre që patën një koment për paraqitjen e saj në “Festivalin e Këngës” në muajin dhjetor.

Marina Vjollca ishte një nga personazhet që komentoi ndryshimin e shpeshtë të veshjeve të Alketës në netët gjysmëfinale dhe finale të festivalit. Në shown e datës 31 dhjetor në Klanifornia, u ngjit në skenë një skeç që i quajtur “Jasha Festival”. Gjatë skeçit, Marina i kërkoi njërit prej ‘këngëtarëve’ të këndonte me të, por ai refuzoi duke i thënë të mbante rolin e saj të prezantueses. “Na e le neve këngën, ti bëj prezantuesen. Mos u merr me atë punë ti”. “Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi shumë fustane e  duke shtuar më vonë se: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.” Sigurisht që protagonistes nuk i ka shpëtuar një koment i tillë dhe me anë të një postimi në Instagram në llogarinë e “Revista Class”, që thuhet zotërohet dhe menaxhohet nga Vejsiu ka komentuar pushimet “sheike” të Marina dhe Luana Vjollcës. “Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!”,- shkruhet në postimin e Revistës Class por pikërisht fjalia e fundit duket një “thumb” për motra Vjollca.

Të këshilluara

Skerdi Ago publikon foton e parë të djalit

Ai është bërë baba i një djali, ky i fundit ka gëzuar familjen e këngëtarit.  Skerdi ka publikuar foton e parë me vogëlushin ku edhe i ka dedikuar disa fjalë ze...

17:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI