Flash

Kunata e viktimës rrëfen krimin makabër në Mallakastër (VIDEO)

Lapsi.al 7 January 2020
Kunata e viktimës rrëfen krimin makabër në Mallakastër

Një krim i rëndë ka ndodhur në Mallakastër. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një rezervuar.  Ajo është identifikuar si Drita Saliaj. Policia thotë se ajo është vrarë pasi është grabitur nga tre persona, njëri prej të cilëve ishte nipi i burrit të saj. Lapsi.al sjell video ekskluzive nga shtëpia e gruas, si dhe dëshminë e kunatës së saj.

"Tre persona e kanë grabitur në banesën e kësaj të fundit, dhe pasi ata kanë vënë re se u pikasën nga zonja e shtëpisë, e kanë marrë me dhunë, e kanë vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar. Raportohet se grabitja ka ndodhur ditën e dielë por policia nuk dha asnjë informacion zyrtar fillimisht. 53-vjeçarja banonte e vetme pasi bashkëshortin mësohet se e kishte në emigrim. Policia ka arrestuar 3 autorët, ku njëri prej tyre është nipi i burrit. “Nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër", thuhet ne njoftimin e policisë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-07-at-18.50.10-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-07-at-18.50.10-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-07-at-18.50.10.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-07-at-18.50.11-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-07-at-18.50.11.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI