Flash

Krim horror në Mallakastër, gruaja grabitet dhe më pas vritet. Trupi i pajetë gjendet i lidhur me litar brenda rezervuarit

Lapsi.al 7 January 2020
Krim horror në Mallakastër, gruaja grabitet dhe më pas vritet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Nga banorë të zonës është bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit këtë të martë, dhe dyshohet se është vrarë.

Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë e cila mund edhe ti ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Por këtë të martë, pasi kanë kërkuar gjithkund, familjarët kanë shkuar pranë rezervuarit ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të gruas, të lidhur me litar. Mësohet se nga ana e bluve janë shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI