Flash

Detyroi një femër të prostituonte në Itali, 33-vjeçari arrestohet në Tiranë

Lapsi.al 7 January 2020
Detyroi një femër të prostituonte në Itali,

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për se ka detyruar një shtetase të ushtronte prostitucion në Itali.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” u vu në pranga shtetasi A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj personit të arrestuar Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në nëntor të vitit të kaluar dha masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

"Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI