Flash

Chris Hemsworth, 1 milion dollarë për Australinë

Lapsi.al 7 January 2020
Chris Hemsworth, 1 milion dollarë për Australinë

Chris Hemsworth, ka vendosur të jap një donacion për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në vendin e tij.

Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ai tregon se po dhuron një milion dollarë për shërbimet rurale të zjarrfikësve. Hemsworth, 36-vjeç, në video po ashtu u kërkon fansave të bëjnë atë që munden për të ndihmuar.“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi”, tha ai në përshkrim. “Familja ime dhe unë po kontribuojmë me një milion dollarë. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidheni vlerësohet shumë”.

“Në biografinë time unë kam shtuar një lidhje për të mbështetur zjarrfikësit, organizatat dhe bamirësit gjatë kësaj kohe shkatërrimtare dhe sfiduese”, vazhdoi ylli i “Thor”.

Të këshilluara

Noizy arrin 1 milionë ndjekës në YouTube

Noizy lë pas të gjithë këngëtarët e tjerë shqiptarë për sa i përket ndjekësve në Youtube. Rreperi e bëri të ditur këtë nëpër një postimi në Instagram. “1...

13:27

Miley Cyrus nis 2020-ën me një look të ri

Këngëtarja Miley Cyrus e ka nisur vitin e ri me ndryshime të mëdha në jetën e saj.Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, partneri i saj prej 10 vitesh, ajo nisi lidhje...

13:15

Nis gjykimi për Harvey Weinstein

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, u paraqit të hënën para gjykatës në Nju Jork, për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale....

12:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI