Flash

Banorët e prekur nga tërmeti nuk lirojnë hotelet: Është rritur çmimi i qirave, frikë të rikthehemi në banesa

Lapsi.al 7 January 2020
Banorët e prekur nga tërmeti nuk lirojnë hotelet: Është

6 janari, e hënë, ishte dita kur të strehuarit në hotele, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, duhet t’i linin këto ambiente, por pavarësisht kësaj ata nuk janë larguar prej aty.

Në hotelet e Golemit vijojnë të strehohen qindra banorë të Durrësit në pamundësi për të gjetur një tjetër banesë e për të vijuar jetën normalisht.

Banorët ankohen se shtëpitë me qira mungojë dhe çmimi i tyre është rritur shumë, për shkak të kërkesave tepër të larta. Përveç kësaj, ata thonë se deri tani askush nuk ka vlerësuar dëmet dhe sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.

Pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe dëmtoi shume pallate dhe banesa me qindra qytetarë u strehuan në hotele, por edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj ata presin për një zgjidhje dhe ankohen për mungesë vëmendjeje nga institucionet.

Të këshilluara

Katër minutat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

U janë dashur disa ditë për ta caktuar takimin e tyre të parë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurti edhe pse armiq të moçëm megjithatë ia dolën të merren vesh që ta lën...

16:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI