Flash

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

Lapsi.al 7 January 2020
50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe
Një përfaqësi e një grupimi të madh prej 50 mijë firmëtarësh që kanë nënshkruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga ai me lista të mbyllura ku për deputetët vendosin vetëm kryetarët në një proporcional kombëtar ku për të zgjedhurit në kuvend vendosin me votën e tyre vetë qytetarët ka dorëzuar sot në parlament një dokument të shkruar. Dy nga drejtuesit e Nisma Thurje, Pano Soko dhe Endri Shabani, i lanë në duar bashkëkryetares së komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari (video poshtë), draftin që parashikon një demokratizim më të madh të parlamentit dhe për rjedhojë edhe të jetës së brendëshme të partive, një vartësi më të reduktuar të të zgjedhurve të popullit nga liderët e partive, një çlirim të vendimmarrjes politike nga dy njerëz të vetëm, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Lexo me tej:

Andi Bushati:Prova e një marveshjeje të fshehtë Basha –Rama

Në thelb, propozimi parashikon një sistem elektoral të përafërt me atë të Kosovës, kur sejcila parti paraqit në votime një listë kandidatësh dhe pastaj janë zgjedhësit që vendosin se cilin prej tyre do dërgojnë në parlament dhe cilin do të djegin.  Por, ndryshimi i sistemit që qëndron në këmbë që pas përmbysjes së kushtetutës brenda një nate, në prill 2008, ku Rama dhe Berisha u morën vesh sipas parimit: "O ta kesh ti, ose unë gjithë pushtetin", ka hasur edhe njëherë në kundërshtimin e dy kryetarëve të partive të mëdha.   Që në fillim Rama ka qenë kundër këtij versioni, duke u mbrojtur pas justifikimit se njëherë duhen bërë sugjerimet që ka bërë OSBE- ODHIR. Edhe Basha që në fillim e la një derë të hapur për ndryshimin e sistemit,  i është kthyer qëndrimit rigjid nga frika se mos humbet kontrollin mbi partinë. Fillimisht ish deputeti i PD, Salianji deklaroi në Zonë e Lirë se kreu i PD ishte pro listave të hapura. Por ditët e fundit, Monika Kryemadhi dhe Nard Ndoka konfirmuan se kjo ide kishte rënë e më pas Genc Pollo tha se ajo nuk e shmangte dot abuzimin me votën dhe vjedhjen e saj.  Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës Në fakt, çfarëdo alibie që ka përdorur edhe PS edhe PD, nuk është aspak bindëse. Në thelb njësoj ato fshehin qëllimin që Rama dhe Basha të ruajnë kontrollin absolut mbi dy partitë respektive e për pasojë edhe mbi skenën politike në vend. Pikërisht për këtë, inisiativa e Nisma Thurje, ndonëse ka pak gjasa të realizohet në praktikë, ka vlerë për të treguar se sa të ngjashëm janë lideri i rilindjes dhe gjoja kundërshtari i tij, se sa e marrin ata për bazë vullnetin dhe vendimarrjen e qytetarëve, sa të vendosur janë për të penguar çdo lëvizje që gëlon jashtë kontrollit të tyre. ©Lapsi.al /

Të këshilluara

Profil/ Si i iku luftës Vedat Muriqi

✍️Ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me 'zor' futbollist...? ?Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat...

16:54

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI