Flash

Tërmeti, Ahmetaj: Për 30 ditë nis rindërtimi i banesave

Lapsi.al 6 January 2020
Tërmeti, Ahmetaj: Për 30 ditë nis rindërtimi i banesave

Ministri i Rindërtimit në një deklaratë për mediat ka treguar disa vendime që janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku në fokus ka qenë procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, Ahmetaj tregoi se ka nisur procesi i rindërtimit, por tashmë duhet një listë e saktë dëmesh nga Bashkitë, ku territori i tyre është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të përcaktojnë tokat ku do ndërtohen shtëpitë e reja apo qytezat urbane.

“Në 2 janar, Kryeministri ka kërkuar nga bashkitë, në zonën e emërgjëncës dhe janë definuar so zona të dëmtuara, ka kërkuar të gjithë kryetarëve të fillojnë procesin konkret të përcaktojnë tokat ku do bëhen ndërtimet e reja dhe janë pjesë e ligjit për rindërtimit. Në bazë të atij urdhri, brenda 15 apo 20 ditëve do kemi në të gjithë territorin e definfuar si të dëmtuar, të gjitha këto bashki janë të detyruar të sjellin në Qeveri të gjithë verifikim e tokave ku do bëhen të gjitha ndërtimet e reja”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej në fjalën e tij Ahemtaj tha se është kaluar dhe vendimi për ata që do përfitojnë nga procesi i rindërtimit, ku sipas tij përcaktohet kushtet përkatëse, rregullat dhe masat e përfitimit për të gjithë qytetarët që do përfitojnë nga ky ligj. Ai njoftoi dhe një takim të Kryeministrit me kryetarët e Bashkive që janë prekur nga tërmeit, ku do jepen detaje për të gjitha familjet që kanë dëme në shtëpi dhe duhet të kenë një listë të qartë.

“Bashkitë të ngrenë një formë aplikimi online për të gjithë qytetarët, që të kenë mundësi të denoncojnë dëmet në shtëpitë e tyre. Aplikimi do duhet të jetë shumë i thjeshtë, dhe bashkitë kanë përgjegjësi për këtë platformë. Më pas strukturat kanë përgjegjësi për të vijuar më tej ku do japin dhe shpërbilmet”, u shpreh ministri.

Një vendim tjetër është dhe për procedurat e ndërtimit në rastet e fatkeqësive natyrore, ku për Amhetajn ky është një vendim shumë i rëndësishëm, pasi është shtylla e procesit të rindërtimit. “Afati ësthë 30 ditë për të pasur planin e detajuar, ose siç njihet mastërplani. Por është marrë një vendim dhe për lehtësimin e procedurave për lejet e ndërtimit. Afati është shumë u shkurtër dhe puna duhet të jetë shumë e shpejt”, tha më tej Ahmetaj.

Më fjalën e tij ministri foli dhe për ndërtimet pa leje që janë shembur nga tëmreti dhe shtoi se sipas VKM-së dhe ata do të përfitojnë një masë të caktuar kompensimi.

Të këshilluara

Katër minutat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

U janë dashur disa ditë për ta caktuar takimin e tyre të parë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurti edhe pse armiq të moçëm megjithatë ia dolën të merren vesh që ta lën...

16:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI