Flash

Sulmohet për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

Lapsi.al 6 January 2020
Sulmohet për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

Burime të "Panorama" pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.

Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.

I pyetur nga "Panorama", analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dhunimin e makinës së tij. Ai thekson se pret që autoritetet të zbardhin këtë ngjarje.

“Po është e vërtetë që makina ime është dhunuar. Për këtë ngjarje kam bërë kallëzim penal në prokurori dhe jam në pritje që autoritetet e policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti dhune”, thekson Lubonja për Panorama.al

Rasti i parë

Më datë 1 korrik makina e analistit Lubonja u dhunua me gurë. Personi, cili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejte ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike./ Panorama

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI