Flash

Rreziku nga gripi/ ISHP apel për qytetarët: Si të bëni kujdes nga virusi që po qarkullon në rajon

Lapsi.al 6 January 2020
Rreziku nga gripi/ ISHP apel për qytetarët: Si të bëni

Instituti i Shëndetit Publik vjen me një apel për qytetarët, në këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulta ka pasur shumë raste virozësh që janë paraqitur në spital.

Sipas ekspertëve në Europë dhe Rajon po qarkullon virusi i A/H1, ndërsa këshillojnë qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes me rutinën e përditshme për t’ju shmangur rrezikut nga gripi.

“Për #NjëDimërPaViruse

Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. ?Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit.

?Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.

▪Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

?Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

▶Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. ??Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-së.

82151944 2470410409736688 6904865694525947904 N

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Tropojë (EMRI)

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë. Sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vje...

08:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI