Flash

Pas ftesave të refuzuara, Thaçi pret sot në takim Albin Kurtin

Lapsi.al 6 January 2020
Pas ftesave të refuzuara, Thaçi pret sot në takim Albin Kurtin

Pas ftesave të refuzuara, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të presë sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot në Zyrën e Presidencës. Takimi në fjalë do të mbahet në lidhje me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeministrit.

“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë, zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, -ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, Kurti ditë më parë pohoi se do të takohet me presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai. Mediat kanë raportuar se VV i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke i ofruar gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Tropojë (EMRI)

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë. Sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vje...

08:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI