Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Para takimit me Thaçin/ Kurti thirrje LDK-së: Sillni emrat për qeverinë, ja ministrat nga LVV

Lapsi.al 6 January 2020
Para takimit me Thaçin/ Kurti thirrje LDK-së: Sillni emrat për

Albin Kurti vetëm pak orë para takimit me Thaçin i ka bërë thirrje LDK-së t’i sjellë emrat e propozuar të saj për ministra, ndërkohë ai vetë ka bërë publike emrat e ministrave të tij dhe zv. kryeministrit. Për ministër të drejtësisë nga Vetëvendosje do të jetë Albulena Haxhiu, ministër i jashtëm Blerim Reka, ministër i Financave Besnik Bislimi, minister e ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministër i Shëndetësisë Arben Vitia, kurse për zv. kryeministër Haki Abazi. Bie në sy se Albin Kurti ka hequr dorë nga Ministria e Brendshme, të cilën e kishte të parën në listën e tij për t’u drejtuar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.

Sot Kurti mandatohet nga Thaçi për formimin e qeverisë së re dhe me të gjitha gjasat pa marrëveshje pasi LVV dhe LDK nuk kanë rënë dakort për postin e Presidentit si dhe për ndarjen e numrit të ministrive.

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues.

Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit.

Të dashur qytetarë të Republikës,

Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë.

I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj. Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Arta

Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!” - tha Kurti. 

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Tropojë (EMRI)

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë. Sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vje...

08:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI