Flash

Olta Gixhari tregon si është marrë peng teatri nga Hervin Çuli (VIDEO)

Lapsi.al 6 January 2020
Olta Gixhari tregon si është marrë peng teatri nga Hervin

Çeshtja e teatrit është nje nga temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri dhe jo vetëm nga këndvështrimi politik. Olta Gixhari dhe shumë aktorë të tjerë, e konfirmuar nga vetë ajo, kanë pakënaqësi me drejtuesin e teatrove, Ar Trubina dhe Teatri Kombëtar.

Sipas saj të dy këto institucione nuk do jenë kurrë të aftë të realizojnë diçka të mirëfilltë pa u ndërruar drejtori aktual Hervin Çuli.

“Ar Turbina dhe Teatri Kombetar nuk kanë për të bërë ndonjëherë hajër pa u ndërruar drejtori Hervin Çuli” është shprehur aktorja.

Sipas Oltës politikat në teatër kanë ndryshuar dhe shfaqet sa vijnë e dobësohen. Sipas saj në teatër luan vetëm gruaja e drejtorit të teatrit dhe së fundit, tha Gixhari, edhe e bija e tij.  Aktorja shton se dhe rrogat në Teatrin Kombëtar janë qesharake.  E pyetur se çfarë ka ndodhur me artistë të tjerë Olta nuk ka preferuar të flas për kolegët pasi gëzon respekt për secilin prej tyre.

“Unë nuk mar fare përsipër të flas për artistë të tjerë, sepse nuk dua fare fare të pëmend kokeg të mij sepse kam shumë respekt për to. Rrogat e teatrit kombëtar janë qesharake për këtë arsye i respektoj pa masë gjithë kolegët e mi sepse rrogat janë kaq të ulëta nuk kanë pse marin një risk kaq të madh që të dalin dhe të japin një opinion” ka shtuar më tej aktorja Olta Gixhari.Deklaratat aktorja i bëri në emisionin "Siluetë" në TVSH.

https://youtu.be/wPpy5F-wbco

Të këshilluara

Katër minutat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

U janë dashur disa ditë për ta caktuar takimin e tyre të parë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurti edhe pse armiq të moçëm megjithatë ia dolën të merren vesh që ta lën...

16:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI