Flash

Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës

Lapsi.al 6 January 2020
Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka gënjyer sot pa iu dridhur qerpiku lidhur me ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Ajo ka thënë se tashmë është e pamundur për mungesë kohe që modeli me lista të mbyllura i ndarë në qarqe, ku për gjithçka vendosin kryetarët e partive nuk mund këmbehet me listat e hapura ku qytetarët zgjedhin me votën e tyre deputetët që duan. “Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse jepte një lloj demokracie. Por sot, për momentin, është e pamundur për ta realizuar nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara” tha ajo gjatë një interviste në Top Talk. Lexo me tej:

LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor: Do ta rikuperojmë brenda partisë tonë

Por në fakt pretendimi kohor që ngre Kryemadhi është i pavërtetë. Nga zgjedhjet nga ndajnë ended he një vit e gjysëm dhe koha është e bollshme. E për më tepër shefja e LSI as nuk denjon të thotë se si e llogarit afatin prej 4 vitesh. Se sa i remë është ai mjafton të përmendet fakti se dy partitë e mëdha ndryshuan pothuajse gjithë sistemin në 2008 dhe vtëm një vit më pas u futën në fushatë pa pasur asnjë pikë problemi. Po atëherë pse gënjen Monika? E vërteta është se e zënë ngushtë nga pyetja e gazetarit ajo nuk donte të nxirrte bllof aleatin e koalicionit Lulzim Bashën, i cili nuk do ta lërë zgjedhjen e deputetëve nga populli nga frika se humbet monopolin dhe kontrollin mbi partinë. Basha i ka thënë gjithmonë jo propozimeve të tilla të ardhura edhe nga deputetë brenda PD-së pasi me sa duket do të përsërisë skenarin e shëmtuar të humbjes katastrofike të 2017, kur i bëri listat i vetëm në zyrën e tij pa u konsultuar me askënd dhe duke eleminuar të gjithë kundërshtarët në parti.

Andi Bushati: Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Por cilado që të jetë përulja e saj ndaj liderit të PD, Kryemadhi nuk e ka luksin të lëshojë gënjeshtra të tilla trashanike në publik. E para se kjo lloj sjelljeje është e njëllojtë me atë të kryeministrit Rama dhe çon vetëm ujë në mullirin e tij. Dhe e dyta sepse për një sistem me lista të hapura kanë nënshkruar deri më sot mbi 50 mijë qytetarë. E duke iu kundërvënë atyre Monika i kundërvihet indirekt edhe Ilir Metës, i cili ka bëë thirrj pë dëgjimin e zërit t qytetarëve, qoftë edhe përmes referendumit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Si i iku luftës Vedat Muriqi

✍️Ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me 'zor' futbollist...? ?Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat...

16:54

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI