Flash

Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tropojë

Lapsi.al 6 January 2020
Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tropojë

Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur vrasjen e Guxim Gjyriqit me atë të fisit të Haklajve. Hoxha tha se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e mungesës së vëllait të tij Agron Gjyriqit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari tregoi se në vitet 90, në zonën e Tropojës u bënë vrasje të shumta dhe sipas tij armiqtë i vrisnin njëri-tjetrit edhe shoqërinë.Hoxha tregoi se Agron Gjyriqi ishte shok i ngushtë me Fatmir Haklajn dhe jo kushëri siç është transmetuar në media.

“Në kohën që Fatmir Haklaj u largua nga policia , Agroni krijoi një biznes, ka pasur një firmë. Po të kërkoni në google, Agroni thonte se nuk ia vlente të krijosh biznes në Tropojë. Pasi u shkëput nga policia, Agroni vazhdoi si një biznesmen. Në një moment kujtoj se u zgjerua shumë rrethi i viktimave. Mbaj mend që e pyeta a e ndjen rrezikun dhe mbaj mend se kam lexuar një reportazh dhe ai thotë që këtu është bërë e vështirë për të qëndrur dhe po shoh mundësinë për t’u larguar. Ai është larguar në SHBA para se PD të vinte në pushtet. Dhe mesa di unë varrimi nuk do të bëhet derisa të vijë ai nga Amerika. Agroni është vëllai i vogël”, tregoi gazetari në studion e ABC News.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI